Vrau ish-drejtorin e OST në 2016, dënohet përjetë

Nga A2 CNN
12 Korrik 2024, 10:49 | Kronikë

Vrau ish-drejtorin e OST në 2016, dënohet përjetë

Është dënuar me burg të përjetshëm nga Gjykata e Lezhës shtetasi Dorjan Keçi i cili në vitin 2016 ekzekutoi me armë zjarri ish-drejtorin e OST, Saimir Jaku në qytetin e Rrëshenit.

42-vjeçari nga Kruja me banim në Kurbin, u gjet fajtor për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

Edhe në momentin e dhënies së vendimit, Dorjan Keçi ka mohuar të ketë lidhje me krimin.

42-vjeçari u arrestua në shtator të vitit 2022. Nga shenjat e gishtërinjve u zbulua se ai ka marrë pjesë në vrasjen e Saimir Jakut, në bashkëpunim edhe me persona të tjera të cilat nuk janë identifikuar ende.

Saimir Jaku u qëllua me breshëri plumbash teksa, po pinte kafe bashkë me një person tjetër ku dhe ai mbeti i plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos