Gjykata lë në fuqi masën arrest në burg për Xhelal Rrajën

Nga Armand Bajrami
12 Korrik 2024, 09:57 | Kronikë

Gjykata lë në fuqi masën arrest në burg për Xhelal

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurimit "arrest në burg" për Xhelal Rrajën.

Ky i fundi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Revanshi". Rraja akuzohet për sigurim kushtesh për vrasjen e ish-deputetit Arben Ndoka.

Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhër arreste për persona të dyshuar si pjesë e 7 bandave kriminale, nga të cilat 14 u ekzekutuan në Shqipëri, dhe 6 të tjera në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë.

Operacioni “Revanshi” u zhvillua në datat 17 dhe 18 maj dhe një pjesë e mirë e personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhër arrestet, ndodhen prej kohësh jashtë vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos