Një 21-vjeçare në Has është arrestuar pas një konflikti për pronën.
Policia njofton se e reja me inicialet A.S. është arrestuar për akuzat “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”. 21-vjeçarja dyshohet se ka goditur me mjete të forta një çift bashkëshortësh, përkatësisht A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe, shkruan A2.
A. J. ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e tij vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen:
S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë).
Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
(A2 Televizion)