Dhunohet polici në Kukës, kërkohen autorët

Nga A2 CNN
6 Maj 2025, 20:49 | Kronikë

Dhunohet polici në Kukës, kërkohen autorët

Një inspektor i policisë rrugore në Kukës ka bërë një kallëzim pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë se është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar.

Efektivi Q.D, punonjësi i Policisë Rrugore në DVP Kukës pretendon se është konfliktuar fizikisht me disa persona për shkak të detyrës.

Nga veprimet e para është identifikuar njëri prej personave që punonjësi i Policisë ka debatuar për shkak të detyrës ditë më parë.

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, së bashku me grupin hetimor po punojnë për identifikimin dhe të personave të tjerë, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos