Denoncimi i Flamur Nokës për përfshirjen e policëve në fushatë, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet

Nga A2 CNN
6 Maj 2025, 14:58 | Kronikë

Denoncimi i Flamur Nokës për përfshirjen e policëve në

Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar procedim penal për shpërdorim të autoritete policor, pas denoncimit të një dite më parë nga deputeti i PD Flamur Noka, për përfshirje të disa policëve  në Elbasan dhe të burgut të Peqinit ishin përfshirë në fushatë për kandidaten e PS në këtë qark, Sara Mile.

“Burgu i Peqinit si ndërmarrje me pronar Suel Çelën. Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të kandidates së PS, Sara Mile”, shkruante Noka në Facebook, duke listuar edhe emrat e efektivëve që denonconte.

Të martën, Prokuroria e Elbasanit njoftoi se ka nisur procedimin, duke ngritur një grup të posaçëm hetimor të përbërë nga prokurori i çështjes dhe tre oficerë të policisë gjyqësore pranë prokurorisë, nga të cilët po kryhen verifikimet dhe veprimet e para hetimore me karakter të ngutshëm, si pyetje të personave me dijeni për veprën penale, këqyrje pamjesh filmike, sekuestrime të provave materiale (aparate celulare, DVR) etj.

Njoftimi vjen në të njëjtën ditë kur prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH-së zhvilluan takim në Prokurorinë e Elbasanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos