Policia e Tiranës ka arrestuar një person të cilit iu gjet në makinë një pistoletë me fishekë.
Në rrugën "Bajram Curri" shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L., të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër e municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin dhe një aparat celular.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi K. L., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Materialet i kaluan Prokurorisë. (A2 Televizion)