All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

Nga A2 CNN
23 Gusht 2024, 20:22 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Qyteza e Vaut të Dejës është tronditur mbrëmjen e kësaj të premte nga të shtëna me armë zjarri. Paraprakisht mësohet se është qëlluar me armë në drejtim të një automjeti të blinduar.

“Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.”

All - Paragraf - 3

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke e gjetur mjetin në një zonë të braktisur.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos