Arrestohet 66-vjeçari në Shkodër, iu gjetën 8 kg kanabis në banesë

Nga A2 CNN
3 Shtator 2024, 11:56 | Kronikë

Arrestohet 66-vjeçari në Shkodër, iu gjetën 8 kg kanabis

Policia e Shkodrës,  bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin N. Q., 66 vjeç. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit të territorit të kryer në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, në fshatin Kasnec, në oborrin e banesës së këtij shtetasi dhe në afërsi të banesës, u gjetën 8.256 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa në formë boçeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Vijon puna për kapjen e djalit 17 vjeç të shtetasit N.Q., i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos