Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për t'u përballur me juristin Romeo Kara, i cili e ka kallëzuar për "shpifje" dhe "fyerje", shkruan A2 CNN.
“Kam gjyq, për shpifje me inceneratorin në SPAK. Gjithë dynjaja shkon në gjyq civil, unë vij këtu”, tha Kryemadhi për gazetarët para se të futej në godinë.
Në kallëzimin e tij, Kara pretendon se vepra penale nga Kryemadhi është konsumuar në deklaratat e saj publike, kur është shprehur se Kara është paguar për kallëzimin e tij ndaj Ilir Metës.
Romeo Kara, jashtë gjykatës tha se besonte në zgjidhje me pajtim me Monika Kryemadhin. Sipas tij, do ta zgjidhin jashtë gjykatës. “Privatisht, më pranoi se ka qenë një lapsus deklarata e saj ku pretendonte se isha paguar për kallëzimet ndaj Metës”, tha juristi Kara. (A2 Televizion)