Arrestohet në Dubai Dritan Gjika. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol për trafik droge, pastrim parash dhe krim të organizuar, shkruan A2.
Ministria e Brendshme e Ekuadorit, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan: "Goditje ndërkombëtare ndaj krimit të organizuar. Dritan Gjika, lider i mafies shqiptare në Ekuador, është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe".
"Në një operacion të përbashkët nga Njësia Kombëtare e Interpolit në Ekuador, në koordinim me homologun e saj në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe; Përmes punës hetimore dhe shkëmbimit të informacionit nga PAcCTO 2.0, më 26 maj 2025, Dritan Gjika u kap për qëllime ekstradimi. Ai mban dy Njoftime të Kuqe të Interpolit për trafik droge, pastrim parash dhe krim të organizuar", lexohet më tej në njoftim.
(A2 Televizion)