Kapet në Durrës i kërkuari për krime seksuale në Itali, pritet ekstradimi

Nga A2 CNN
27 Maj 2025, 08:54 | Kronikë

Kapet në Durrës i kërkuari për krime seksuale në Itali,

Policia e Durrësit në bashkëpunim me forcat operacionale kanë vënë në pranga një një 60-vjeçari të dënuar nga drejtësia italiane.

Në pranga ra shtetasi Nikolla Llogo, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më 23 maj 2025 nga Interpol Roma.

Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Bolonja me 5 vjet e 10 muaj burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”, një ngjarje e rëndë e ndodhur në komunën Noceto të Italisë, ku viktima ishte vajza e tij.

Arrestimi u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas lokalizimit të të kërkuarit në qytetin bregdetar.

Autoritetet shqiptare po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos