Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit "Rraja"

Nga Igli Çelmeta
26 Janar 2026, 09:23 | Kronikë

Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se është arrestuar në Dubai, Bujar Sefa i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit "Rraja".

Bujar Sefa alias Xaka nga Kruja u shpall në kërkim nga SPAK më 15 dhjetor 2025 si pjesë e një grupi që kishte trafikuar marijuanë dhe kokainë drejt vendeve të BE.

Departamenti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme në Policinë e Shtetit ka nisur kontaktet me autoritetet në Dubai për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos