Aksident me 3 të plagosur në Durrës

Nga A2 CNN
25 Janar 2026, 14:49 | Kronikë

Aksident me 3 të plagosur në Durrës

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 13:00 në rrugën Egnatia në Durrës.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë bëhet e ditur se nga aksidenti u plagosën dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri që ndodhej në njërën prej makinave.

Të tre shtetasit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Durrës / Informacion paraprak-Rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia”, automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N.

Nga aksidenti u dëmtuan dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri që ndodhej në njërin prej automjeteve. Të tre shtetasit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos