Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kaluar. Aksidenti ka ndodhur në lagjen 5, në Durrës, ku nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak është bërë tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, shkruan A2.
Drejtuesja ka humbur kontrollin pas kalimit të rrethrrotullimit, duke dalë nga rruga. Si pasojë, mjeti është përplasur me një pemë, një automjet dhe një biznes në afërsi, duke përfunduar në hyrjen e një pallati.
22-vjeçarja është dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur as qytetarë të dëmtuar nga "fluturimi" i mjetit në një zonë të banuar.
(A2 Televizion)