Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së sotme në Novoselë të Vlorës.
Sipas burimeve për A2 CNN, mësohet se nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale, kurse forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike, teksa do pritet edhe ekspertiza për ta vërtetuar këtë, shkruan A2 CNN.
Gjithashtu po merret edhe dëshmia e pronarit të lokalit, për të zbuluar më shumë detaje mbi ngjarjen. (A2 Televizion)