Balluku kundërshton masën e ‘ndalimit të daljes jashtë shtetit’ në Gjykatën e Lartë

Nga A2 CNN
29 Janar 2026, 16:27 | Kronikë

Balluku kundërshton masën e ‘ndalimit të daljes jashtë

Zv.kryeministrja, Belinda Balluku, ka kundërshtuar masën e "ndalimit të daljes nga shteti" në Gjykatën e Lartë.

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se Balluku ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Apelit të GJKKO-së, që la në fuqi këtë masë.

Po ashtu bëhet e ditur se për masën e "pezullimit nga detyra" zv.kryeministrja duket se nuk ka ngritur pretendime për shkak se Apeli nuk u shpreh për këtë masë, derisa të shprehet Kushtëtuesja.

Kujtojmë se SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të Ballukut, për të vendosur për të një masë sigurie më të fortë, si ‘arrest me burg’ ose ‘arrest në shtëpi’. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos