Sarandë, dy të plagosur pas sherrit me thika, njëri niset drejt Tiranës

Nga Edi Ruçi
29 Janar 2026, 14:21 | Kronikë

Sarandë, dy të plagosur pas sherrit me thika, njëri niset drejt

Një sherr për motive të dobëta, ka degjeneruar në përdorim të thikës dhe në plagosjen e dy personave në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.4 të qytetit, shkruan A2 CNN. Si pasojë e një konflikti mes shtetasve Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj, kanë mbetur të plagosur të dy personat. Mësohet se 27-vjecari Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, është i goditur me thikë pas shpine dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos