Bardh Spahia del nga SPAK: Isha për një çështje që nuk ka interes publik

Nga Armand Bajrami
24 Dhjetor 2024, 11:21 | Kronikë

Pas 1 ore e 20 minutash, ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia. “Isha për një deklaratë për një çështje që nuk ka asnjë interes publik. Nuk ka lidhje as me korrupsionin, as me krimin”, tha Spahia në dalje.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije për A2 CNN se ish-kryebashkiaku i Shkodrës ka dhënë deklarime në lidhje me një kallëzim të bërë nga ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër. Ish-drejtori i emëruar në detyrë nga paraardhësja e Spahisë, Voltana Ademi, është shkarkuar nga detyra nga ish-kryebashkiaku dhe për këtë ka kërkuar hetime ndaj tij. Spahia i ka dhënë deklarimet i shoqëruar nga avokati i tij Besnik Çerekja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos