E strehoi teksa ishte në kërkim ndërkombëtar, burg për kushëririn e Marklen Hakës

Nga Armand Bajrami
9 Shtator 2024, 12:39 | Kronikë

E strehoi teksa ishte në kërkim ndërkombëtar, burg për

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për Klajdi Hakën, kushëririn e Marklen Hakës, i akuzuar për strehimin e tij teksa ishte në kërkim ndërkombëtar, siç raporton A2.

Haka nuk ka dhënë deklarime në sallën e gjyqit.

33-vjeçari Marklen Haka nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2019 ai i shpëtoi një atentati ku mbeti e vrarë halla e tij Shpresa Basha, 50 vjeç e cila sipas dëshmive të deponuara mbrojti nipin e saj. Në qershor të vitit 2011, kur ishte vetëm 20 vjeç ai u arrestua si autor i vrasjes së një biznesmeni në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Pas marrjes në pyetje në polici Haka mohoi vrasjen, pasi tha se nuk ka qenë në Tiranë, ndërsa pas 1 muaji u lirua pasi nuk u arrit të provohej ngjarja e rëndë.

Në shtator të vitit 2018 Marklen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë kur forcat speciale rrethuan Niklën dhe disa fshatra të tjera të Krujës por operacioni i arrestimit ishte vetëm me akuzën e armëmbajtjes pa leje çka pas 1 viti i dha lirinë Hakës

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos