Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 65-vjeçari

Nga A2 CNN
9 Shtator 2024, 11:01 | Kronikë

Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 65-vjeçari

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të banesës së tij në fshatin Spolat të Divjakës. A2 mëson se ai ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.  

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në fshatin Spolat, Divjakë, është gjetur pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi B. Ç., 65 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos