Bërtiti ‘Allahu Akbar’ në ceremoninë e varrimit, 39-vjeçarja vdes sapo policia i vë prangat

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2023, 21:25 | Bota
Bërtiti ‘Allahu Akbar’ në ceremoninë e varrimit,
Marinela Murati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku raportohet se, një 39-vjeçare me origjinë rumune ka humbur jetën, pas një skene në një funeral që po zhvillohej në një Kishë.

Më 3 nëntor, gjatë një funerali në kishën e "Madonna Pellegrina", në via Monti, Marinela Murati ka thirrur ‘Allahu Akber’ dhe ka tentuar të rrëmbejë një statujë dhe ta hedhë në tokë.

Sipas mediave italiane, në këtë moment, dy oficerë e kanë kapur dhe i kanë vënë prangat, por 39-vjeçarja ka humbur ndjenjat.

Ajo u transportua me ambulancë në spitalin e Vigevanos (Pavia), ku edhe vdiq. Ndërkohë, dy oficerë të policisë lokale janë nën hetim nën dyshimin për vrasje, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos