Bie aksidentalisht në lumë, vdes 77-vjeçari

Nga A2 CNN
23 Mars 2024, 17:46 | Kronikë

Bie aksidentalisht në lumë, vdes 77-vjeçari

Një i moshuar, banues në fshatin Dajç, ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht në lumin Buna.

Sipas policisë, rreth orës 15:30 është gjetur në bregun e lumit Buna trupi i pajetë i shtetasit me inicialet P.Gj., 77 vjeç.

I moshuari dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit, kur po hidhte mbeturina, dhe është mbytur.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos