Bie nga skela teksa punonte, vdes punëtori shqiptar në Itali

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2023, 14:43 | Kronikë

Bie nga skela teksa punonte, vdes punëtori shqiptar në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali pasditen e sotme, ku një 61-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga skela ku po punonte, njoftojnë mediat vendase.

Punëtori shqiptar, teksa po punonte në katin e katërt të një skele, u rrëzua nga një lartësi rreth 8-10 metra, dhe ndërroi jetë në vendngjarje. Kryebashkiaku Giancarlo Canepa, i cili mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit, shprehu pikëllim për ngjarjen.

“Një tragjedi, vajtojmë një tjetër vdekje të papritur dhe një tjetër familje të rrënuar. Në këto raste nuk ka fjalë, tani hetimet do të bëjnë punën e tyre për të konstatuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e ngjarjes”, tha ai.

Dëshmitarja e vetme, një grua që punon në një supermarket pranë godinës, iu drejtua klinikës së Infermierisë Mjekësore aty pranë për të kërkuar ndihmë të menjëhershme, por fatkeqësisht nuk mundej të bëhej gjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos