15 protestues janë shoqëruar në polici për bllokimin e rrugës në Levan një ditë më parë si pjesë e mosbindjes civile nga opozita.
Mësohet se personat e shoqëruar janë nga qyteti i Fierit dhe nga Roskoveci. Ata janë shoqëruar në polici, ku kanë dhënë dëshmitë e tyre dhe më pas janë lënë të lirë. Ndërkohë, çështja i ka kaluar Prokurorisë, shkruan A2.
Në qytetin e Elbasanit u arrestuan 3 protestues, ndërsa 23 të tjerë janë proceduar penalisht, mes të cilëve edhe 3 deputetë të opozitës. (A2 Televizion)