Pa u mbushur 24 orë nga aksidenti që ndodhi në Vlorë, ku drejtuesit më pas përfunduan në konflikt fizik dhe makina “Benz” filloi të godiste mjetin tjetër disa herë, sot sërish në të njëjtin vend është regjistruar një tjetër aksident.
Këtë herë autobusi i linjës qytetase që përshkon Vlorën është përplasur me një veturë, teksa të dy mjetet kanë tentuar të kalojnë rrugën njëkohësisht.
Vetura ka përfunduar e shtypur totalisht me dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga aksidenti.
Si pasojë e tij po ashtu është shkaktuar bllokim i qarkullimit rrugor në një krah të Lungomares. (A2 Televizion)