Përdoret si vend tranzit për në perëndim, në Shqipëri hynë 472 klandestinë vetëm në 5 muajt e 2025

Nga Xhensila Kodra
23 Qershor 2025, 15:39 | Kronikë

Në 5 muajt e parë të këtij viti, nga Policia Kufitare dhe Frontex janë kapur 472 emigrantë të parregullt. Ata futen në Shqipëri kryesisht në jug-lindje të vendit, nga Korça e Gjirokastra.

Të dhënat zyrtare të siguruara nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, tregojnë se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i refugjatëve që vijnë në vendin tonë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut janë në rënie.

Në 5 mujorin e parë të 2024, janë kapur 562 persona. Thënë ndryshe, këtë vit numri i emigrantëve të paligjshëm që vijnë nga vendet e treta si Siria e Maroku e që hynë në territorin shqiptar nëpërmjet Greqisë, është ulur me 90 raste më pak.

“Edhe pse numri i emigrantëve të paligjshëm që vijnë në bendin tonë është në rënie, flukset tregojnë se Shqipëria vijon të konsiderohet si një “vend tranzit". Kjo për faktin se një numër shumë i vogël i tyre kërkojnë azil në vendin tonë, e pavarësisht kësaj sërish nuk presin deri në përfundim të procedurave, por largohen drejt vendeve të BE-së”, raporton gazetarja e A2 CNN.

Disa prej emigrantëve të parregullt që kapen në territorin shqiptar janë edhe të mitur. Në raportin vjetor që publikoj Forumi Konsultativ i Frontex-it, agjencisë europiane për mbikëqyrjen e kufijve, thuhet në vendin tonë, të miturit mbahen në të njëjtën qendër pritëse me personat e rritur. E për këtë, citohet në raport, është kërkuar që në Shqipëri të ngrihet një qendër pritëse vetëm për të miturit.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos