Zjarr në një pallat 12-katësh në Lushnje

Nga Çaku Tafa
23 Qershor 2025, 20:54 | Kronikë

Zjarr në një pallat 12-katësh në Lushnje

Një zjarr është shënuar mbrëmjen e sotme në një pallat 12-katësh në shëtitoren e palmave, një prej zonave më të populluara të qytetit të Lushnjes. A2 CNN shkruan se shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një përcjellës i kondicionerit, i cili ka marrë flakë.

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në pjesë të tjera të godinës. Grupi hetimor i policisë së shtetit po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Situata është normalizuar brenda pak minutash, ndërsa specialistët e OSSHE pritet të ndërhyjnë për riparimin e dëmeve dhe rikthimin e energjisë elektrike në zonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos