Bllokoi Lungomaren me shezlongë, "Plazhi i lirë" kthen një tjetër hapësirë publike

Nga A2 CNN
30 Qershor 2024, 09:23 | Kronikë

Bllokoi Lungomaren me shezlongë, "Plazhi i lirë" kthen

Policia e Vlorës iu ka rikthyer qytetarëve dhe turistëve një tjetër hapësirë publike në zonën e plazhit që ishte uzurpuar në mënyrë të paligjshme nga një subjekt.

Në kuadër të operacionit "Plazh i lirë",   në vijën bregdetare të Lungomares, efektivët e policisë hoqën dhe sekuestruan 120 çadra dhe shezlongë. 

Gjithashtu u procedua penalisht administratori i subjektit të paregjistruar në organet tatimore I. B., 55 vjeç, i cili zuri hapësirën publike në plazh, duke vendosur pa lejen përkatëse, çadra dhe shezlongë.

Materialet u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos