Në arrest shtëpie për narkotikë, kapen sërish duke u kujdesur për bimët e kanabisit dy persona në Vlorë

Nga A2 CNN
29 Qershor 2024, 15:52 | Kronikë

Në arrest shtëpie për narkotikë, kapen sërish duke u

Dy persona janë vënë në pranga në Vlorë, për kultivim kanabisi,  në kuadër të operacionit policor të koduar “Forest”. 

Siç bëhet e ditur në pranga janë vënë R. V., 23 vjeç dhe A. Ç., 49 vjeç, të dy me masë sigurie “Arrest shtëpie” në fushën e narkotikëve. Gjatë kohës që ndodheshin në arrest shtëpie, ata merreshin sërish me kultivimin e bimëve narkotike.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre, R. H., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Tre të përmendurit më sipër, sipas policisë, brenda një parcele me ullinj në fshatin Trevllazër, kishin kultivuar 320 bimë kanabisi.

Gjatë operacionit, dy të arrestuarit u kapën në parcelë, duke u kujdesur për bimët narkotike. Gjatë hetimeve, i riu dhe 49-vjeçari janë filmuar teksa kujdeseshin për bimët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos