Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin rrugor Fier-Pishporo.
Policia njofton se rreth orës 17:50, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën ky shtetas.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)