
Një aksident ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tri Urat-Lushnje, ku një automjet tip BMW është përplasur me një kalë që i ka dalë papritmas para mjetit.
Si pasojë e përplasjes, kafsha ka ngordhur në vend, ndërsa bashkëshortja e drejtuesit të mjetit është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Lushnjes për ndihmë mjekësore, shkruan A2 CNN.
Automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)