Ish-shefja e SHISH Vlora Hyseni mbërriti në SPAK e shoqëruar me polici pak para orës 12, kur do të mbahej seanca për verifikimin e masës së sigurisë.
Pyetjeve të medieve për akuzën e nxjerrjes së sekretit shtetëror dhe përkrahje e autorëve të krimit iu përgjigj me sulm. Madje duke zbuluar se kishte vënë në përgjim edhe gazetarët.
Për rreth dy orë qëndroi para trupës gjykuesve dhe ku u përball me dosjen e prokurorëve. Edhe pse GJKKO ka vulosur vendimin për mos publikim nga të dhënat kanë dalë tashmë detaje të komunikimit me Ergys Agasit.
Ndër elementët është dhe komunikimi se kush do të jetë kryetar i Kuvendit ku ajo informonte se flitet që do të jetë Taulant Balla. Gjithashtu në dy muaj prokuroria ka zbuluar të paktën 70 biseda telefonike përfshirë dhe me video mes Hysenit dhe Agasit ndërsa në makinën e këtij të fundit thuhet se janë gjetur dhe 9 printime me format të madh që janë diagram që i përkasin shish.
Në seancë Vlora Hysenit mohoi akuzat ndërsa gjykata i konfirmoi masën e arrestit në shtëpi. Por ndryshe nga momenti kur hyri në ikje I qëndroi besnike heshtjes duke mos bërë asnjë komunikim me medien.
Më herët në GJKKO la në fuqi masën e arrestit në burg Për Embro Sulejmanin administrator i një subjekti. Mësohet se në seancë ai ka deklaruar se e njeh Agasin por i ka shërbyer vetëm ushqim duke shtuar se nuk është krim. Në qeli mbetet dhe ish shefi i sektorit të policisë shkencore Fation Kalluci. Para trupës ai ka pranuar se e njihte Agasin por se nuk mbante mend që ti kishte dhënë seckrete shtetërore. (A2 Televizion)