Del video e Goxharës, efektivi: Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak

Nga Julian Kasapi
25 Gusht 2024, 14:06 | Kronikë

Pas masës së sigurisë arrest me burg për akuzat e vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje A2 CNN publikon videon që efektivi Goxhara bëri pasi qëlloi ndaj Lorenc Kostës.

Erjon Goxhara filmoi inxhinierin e Entit Rregullator të Energjisë ndërsa në video duket 45 vjeçari i shtrirë i cili tenton të përdorë telefonin e tij celular.  

Goxhara e godet sërish teksa i thtotë se kështu e pësojnë ata që hyjnë mes familjeve.

Për ngjarjen e rëndë të 19 gushtit te Komuna e Parisit në Tiranë vetë efektivi i drejtorisë së Kufirit u vetëdorëzua pas 48 orësh në polici. Pas marrjes së dëshmive shkak i plagosjes u bë tradhtia e bashkëshortes së Erion Goxharës.

Ajo kishte pranuar se kishte pasur marrëdhënie intime me Lorenc Kostën ndërsa diçka e tillë shtyu 46 vjeçarin Goxhara të kryejë aktin e rëndë  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos