Sherr për parkingun, përfundon në spital 30 vjeçari

Nga A2 CNN
25 Gusht 2024, 12:32 | Kronikë

Sherr për parkingun, përfundon në spital 30 vjeçari

Një 30 vjeçar ka përfunduar në spital në Tiranë, pas një sherri që pati mëngjesin e së dielës në zonën e ish-Bllokut.

Sipas A2 CNN, shtetasi E. M., 30 vjeç është konfliktuar me G. D., 35 vjeç roje në një parking,  i cili e ka goditur me bërryl në fytyrë, duke e lënë pa ndjenja.

Autori i sulmit është arrestuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, teksa 30 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos