PAMJE TË RËNDA/“Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak”, video që regjistroi efektivi Goxhara

Nga A2 CNN
25 Gusht 2024, 10:30 | Kronikë

PAMJE TË RËNDA/“Kështu e pësojnë të

A2 CNN ka mundur të sigurojë videon me pamje të rënda që efektivi  Erjon Goxhara filmoi pasi plagosi inxhinierin e ERE, Lorenc Kosta pasi bashkëshortja e tij kishte pasur një flirt me të.

“Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje. Ti të më mbash mua nusen peng për 4 vite?! Ti hash lekët! S’e ha dot ti djersën e familjes time. Nuk hyn dot në familjen time”, dëgjohet në video.

Efektivi Erjon Goxhara e qëlloi disa herë me pistoletë Lorenc Kostën në zonën e Komunës së Parisit më 19 gusht. Ai u vetëdorëzua në polici një ditë pas krimit, teksa Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për të.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos