Dhërmi/Rrezikuan të mbyteshin në det pasi mjeti i tyre lundrues pësoi avari, Policia Kufitare shpëton 5 shtetas

Nga Edi Ruçi
22 Shtator 2026, 10:13 | Kronikë

Dhërmi/Rrezikuan të mbyteshin në det pasi mjeti i tyre lundrues

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një mjet lundrues gomone që po lëvizte në drejtim të Porto Palermos, kishte pësuar avari, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë drejt vendit të sinjalizuar.

Pas lokalizimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë ndërhynë për t’i dhënë ndihmë drejtuesit të gomones dhe 4 shtetasve që ndodheshin në bord, të cilët i shoqëruan me mjetin lundrues të  Policisë Kufitare, deri në breg, në Porto Palermo.   

5 shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan A2.

Policia Kufitare apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese që të tregojnë kujdes të shtuar, të marrin në konsideratë kushtet atmosferike dhe të shmangin daljen në det kur ato paraqesin rrezik për sigurinë e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos