
SPAK ka urdhëruar kontrolle në ambiente private të ish-drejtuesit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, raporton A2 CNN. Kontrollet janë ndërmarrë me vendim të GJKKO.
Pas 17 muajsh në drejtimin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda u shkarkua nga detyra në mars të këtij viti, një ditë pasi gjatë një proteste të opozitës u sulmua me molotovë vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, ndërkohë që brenda ndodheshin artistë të huaj dhe punonjës të shtetit. Ai u emërua në këtë detyrë më 2 tetor 2024.
Vijon... (A2 Televizion)