Vlorë, automjeti përfshihet nga flakët. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Nga A2 CNN
22 Shtator 2026, 09:13 | Kronikë

Vlorë, automjeti përfshihet nga flakët. Dyshohet për

Një automjet i parkuar është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës së të hënës, në lagjen “24 Maji” të Vlorës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00, ndërsa automjeti është përfshirë tërësisht nga zjarri, shkruan A2.

Policia dyshon se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve, po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth, me qëllim identifikimin e personave që mund të kenë lidhje me ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos