Adriatik Roshi, që u dhunua barbarisht nga anëtarë të familjes Koçeku në një berberhane në zonën e Laprakës, në Tiranë ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve.
Ai ka pretenduar se nuk i njihte personat që e kanë dhunuar pasi kanë qenë të maskuar. Sipas tij, ia ka lënë çështjen drejtësisë për t'i identifikuar dhe arrestuar, shkruan A2 CNN.
Policia ka dyshime se ngjarja lidhet me dhunën e ndodhur verën e kaluar në një lokal në Palasë, por në lidhje me këtë fakt nuk ka dhënë asnjë shpjegim. (A2 Televizion)