Një person është arrestuar nga policia e Shijakut dhe një tjetër është shpallur në kërkim nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit “Repeater” u bë i mundur arrestimi i 20 vjeçarit Antonio Spahiu dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij 26 vjeçar Fabion Masha.
Sipas hetimeve, dy të rinjtë shisnin lëndë narkotike të llojit kanabis sative në lokale nate dhe lagje të ndryshme të qytetit të Shijakut.
Në banesën e 26-vjeçarit Masha, i cili kishte aktualisht një masë sigurie, policia gjeti qindra doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë në formë boçeje në përpunim për ta ndarë në doza.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)