Një zjarr i madh ka përfshirë një stallë me derra në zonën e Vukatanës në Shkodër mbrëmjen e së dielës duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Si pasojë e zjarrit janë djegur 22 bagëti (derra), bazë ushqimore për bagëtitë dhe pjesërisht një automjet që ishte parkuar afër stallës.
Paraprakisht mendohet se zjarri në stallë ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, teksa hetimet vijojnë. (A2 Televizion)