Një automjet tip “Benz” ka marrë flakë në ecje në dalje të Lushnjes. Sapo ka kaluar shinat e trenit për të shkuar drejt autostradës, drejtuesi i mjetit ka vënë re tym në makinë.
Ai ka dalë në kohë së bashku me udhëtarët dhe nuk kanë pësuar dëmtime. Banorë të zonës janë gjendur me bidona uji deri sa erdhi zjarrfikësja në kohë rekord për të shuar totalisht flakët, shkruan A2.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa dëmi në mjet është i konsiderueshëm. Sipas zjarrfikësve dhe policisë në vendngjarje një defekt teknik në mjet ka shkaktuar zjarrin. (A2 Televizion)