Incident në Shkozë, gruaja nga ballkoni i ndërpret takimin elektoral, kandidati për deputet e denoncon në polici

Nga A2 CNN
6 Maj 2025, 13:46 | Kronikë

Incident në Shkozë, gruaja nga ballkoni i ndërpret takimin

Një incident është shënuar ditën e djeshme gjatë një aktiviteti elektoral në zonën e Shkozës, në kryeqytet.

Policia bën me dije se ka shoqëruar një grua, e cila është denoncuar nga kandidati për deputet i koalicionit "Aleanca Madhështore", Rivelino Çuno, se e ka penguar gjatë aktivitetit të tij në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Incident në Shkozë, gruaja nga ballkoni i ndërpret takimin

“Pasditen e djeshme, shtetasi R. C., 38 vjeç, kandidat për deputet i një subjekti politik, ka njoftuar Policinë se ishte penguar gjatë aktivitetit të tij elektoral, në Shkozë. Shërbimet e Policisë kanë kryer veprimet për rastin dhe kanë shoqëruar në komisariat, shtetasen Sh. S., 42 vjeçe, banuese në Shkozë”, njofton policia.

Në vijim sqarohet se 42-vjeçarja ka pranuar se i ka ofenduar pjesëmarrësit në këtë aktivitet pasi ishte shqetësuar nga zhurmat e krijuara afër pallatit ku ajo banon dhe se nuk e ka ditur arsyen e këtij aktiviteti.              (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos