Dhunoi anëtarin e Këshillit Bashkiak në Pogradec, arrestohet i riu

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 19:55 | Kronikë

Dhunoi anëtarin e Këshillit Bashkiak në Pogradec, arrestohet i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 27-vjeçar ka ofenduar dhe ka dhunuar anëtarin e Këshillit Bashkiak të këtij qyteti. Policia njofton se ka vënë në pranga të riun Kevi Muçllari, me akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin K. M., 27 vjeç, banues në Pogradec.

Më datë 10.11.2025, rreth orës 14:25, në ambientet e Bashkisë Pogradec, gjatë zhvillimit të një mbledhjeje nga Këshilli Bashkiak me prezencën e qytetarëve, ky shtetas fillimisht ka debatuar dhe ofenduar anëtarët e Këshillit Bashkiak, dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit E. Sh., 47 vjeç, anëtar i Këshillit Bashkiak, duke e goditur me grusht”, njofton Policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos