Dhunoi për vdekje shokun e dhomës në një azil në Tiranë, ndahet nga jeta Zydi Shehi

Nga A2 CNN
25 Gusht 2024, 18:54 | Kronikë

Ndahet nga jeta historiani Zydi Shehi, i cili më 8 gusht dhunoi për vdekje e dhomës në një azil në Tiranë.

Mësohet se 78-vjeccari ishte i sëmurë dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spital. Shehi qëlloi shokun e dhomës në azil, Virxhil Vesho, 82 vjeç.

E gjithë ngjarja ndodhi për arsye banale, për ndarjen e krevateve të gjumit në dhomë. 78-vjeçari ishte një historian dhe shkrimtar i njohur për botime dhe publicistikë historike e letrare.

Vitin e kaluar u shpall edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës, ku iu dorëzua titulli nga autoritetet lokale bashkiake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos