Dhunoi punonjësen e OSHEE që shkoi të shihte sahatin, shpallet në kërkim pronari i lokalit

Nga A2 CNN
25 Prill 2025, 17:50 | Kronikë

Dhunoi punonjësen e OSHEE që shkoi të shihte sahatin, shpallet

Një 38-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Tiranë pasi akuzohet se ka dhunuar një punonjëse të OSHEE, e cila kishte shkuar të shihte sahatin e dritave në lokalin e agresorit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit S. C., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, me datë 25.04,2025, rreth orës 13:00, dyshohet se ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës shtetasen R. H., 37 vjeçe (punonjëse e OSHEE-s) e cila kishte shkuar për të parë sahatin e dritave në lokalin që 38-vjeçari posedon në rrugën ‘’Artan Lenja’’.

Si pasojë është dëmtuar 37-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos