Bulqizë, Xhelal Mziu dhe nipi i tij dyshohet se kanë rrahur një person pas takimit elektoral

Nga A2 CNN
25 Prill 2025, 10:16 | Kronikë

Bulqizë, Xhelal Mziu dhe nipi i tij dyshohet se kanë rrahur një

Xhelal Mziu dhe nipi i tij dyshohet se kanë goditur me grushte një shtetas në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren, në Bulqizë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur pas një takimi elektoral, ditën e djeshme.

Policia e Bulqizës ka referuar materialet në SPAK për veprën penale "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje".

Kalosh Murra është personi që kanë goditur Xhelal Mziu dhe nipi i tij. Burimet e A2 bëjnë me dije se Murra është punonjës i bashkisë në sektorin e ndarjes së ndihmës sociale. Të njëjtat burime pohojnë se disa persona i kanë thënë Mziut se nuk mund të dilnin në miting pasi kishin frikë se mos i hiqnin përkrahjen sociale.

Më pas, në përfundim të mitingut ka ndodhur edhe incidenti.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje", për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos