Dyshohet se kreu veprime të turpshme me mbesën e mitur, arrestohet 55-vjeçari në Fier

Nga A2 CNN
25 Prill 2025, 11:33 | Kronikë

Dyshohet se kreu veprime të turpshme me mbesën e mitur, arrestohet

Një 55-vjeçar është bërë protagonist i një ngjarje të rëndë në qytetin e Fierit. Sipas policisë ai ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka kryer veprimeve të turpshme ndaj mbesës së tij të mitur.

“Drejtoria Vendore e Policisë Fier bëri me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier vunë në pranga shtetasin V. Gj., 55 vjeç, pas kallëzimeve të marra dhe hetimeve paraprake që e lidhin atë me ngjarjen”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale në lidhje me këtë rast janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos