Dhunoi xhaxhanë, kapet i riu, iu gjetën municione

Nga A2 CNN
31 Maj 2024, 10:58 | Kronikë

Dhunoi xhaxhanë, kapet i riu, iu gjetën municione

Policia e Matit ka vënë në pranga një 20 vjeçar nën akuzën e dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje.

20 vjeçari K.K. mbrëmjen e kaluar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij të moshuar në fshatin Drita, teksa ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Në banesën e 20-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe  sekuestruan 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krehër arme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos