Zbulohen dy ambiente me kanabis, shpallet në kërkim kultivuesi

Nga A2 CNN
31 Maj 2024, 09:15 | Kronikë

Zbulohen dy ambiente me kanabis, shpallet në kërkim kultivuesi

Policia e Krujës bën me dije se ka zbuluar dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve në fshatin Mafsheq u gjetën 28 bimë kanabisi dhe 116 fidanë gati për t'u mbjellë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi E. D., 24 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos